
HIMARË- Ka nisur me tensione të shumta mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku banorët janë përplasur me anëtarët socialistë, dhe kanë kërkuar që në mbledhjen e sotme të mos jenë të pranishëm Blendi Klosi dhe prefekti Vangjel Tavo.
Këshilli pritet të mandatojë sot kryetarin e përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro nën akuzën e tjetërsimit të pronave.
Këshilli do të duhet që të zgjedhë mes dy kandidatëve që janë nënkryetarët Blerina Bala dhe Pervan Gjikuria.
Njëri prej nënkryetarëve që do të zgjidhet, do të drejtojë Bashkinë derisa Gjykata e Posaçme e Apelit të shprehet me një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin, i cili është dënuar me 2 vit heqje lirie nga shkalla e parë.
Nëse vendimi konfirmohet në Apel, Himara do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Prej afro një viti debati politik për Himarën ka qenë mjaft i ndezur, me Greqinë që e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin e Belerit. Kryeministri Edi Rama ka hezituar për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në Himarë, edhe pse kjo do të duhej të ndodhte, sa kohë që Beleri nuk u betua brenda afateve ligjore./ZËRI