Aktualitet

VIDEO- Skandali! Dan Hutra, 'imazhi' i ri i Vodafone

Fotoja e Dan Hutrës është në ekranin e telefonit që është në shitje.

f.t
VIDEO- Skandali! Dan Hutra, 'imazhi' i ri i Vodafone
Dan Hutra

TIRANË-Një ngjarje e pazakontë ndryshe nga sa kemi dëgjuar dhe parë ka ndodhur në një nga dyqanet e Vodafone. Shpesh kompanitë përdorin imazhin e figurave të njohura publike, por këtë herë një prej qytetarëve është përballur me imazhin e autorit të vrasjes së tre grave Dan Hutrës. 

Fotoja e Dan Hutrës është në ekranin e telefonit që është në shitje, me shumë mundësi i vendosur nga një qytetar, por që kompania nuk i ka kontrolluar aspak. Një klient, i cili është futur në dyqanin e Vodafone dhe është habitur kur ka parë fytyrën e tij në një telefon që ishte nxjerrë në shitje nga vetë kompania, ka dërguar pamjet në JOQ.


Kush është Dan Hutra

Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale. Në 1 mars të viti 2023, Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Gjithashtu të plagosur mbetën Kujtime Hysën, nëna ish-bashkëshortes së tij si edhe Alketa Hysa.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën tentativë që fatmirësisht dështoi. Madje kishte përgatitur edhe skenarin makabër për veten e tij. Kishte hapur një varr, atje ku do të fshihej për t’i shpëtuar Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB