Aktualitet

Prezantohet në Paris “Shota”, makina e parë ushtarake shqiptare

Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

f.t
Prezantohet në Paris “Shota”, makina e parë ushtarake
makina ushtarake 'Shota'

FRANCË-Prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota” është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris. Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

“Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Prezantohet në Paris “Shota”, makina e parë ushtarake
MAKINA USHTARAKE


Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB