
Merr flake makina
TIRANË – Një makinë ka marrë flakë tek Mbikalimi i Farkës në Tiranë.
ZËRI sjell pamjet ekskluzive të djegies së automjetit Benz Mercedez.
Siç mund të shikohet në video, flakët kanë përpirë krejtësisht automjetin. Ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti.
Shoferi i mjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. /ZËRI/
Poll