Aktualitet

Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, raporti: Azilkërkuesit po keqtrajtohen

Njësia Ligjore për Fëmijët e Migrantëve dhe Refugjatëve shprehet se mjedisi për shqiptarët në Britani është i ashpër dhe se për ta ekzistojnë paragjykime.

D.XH
Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, raporti: Azilkërkuesit po
Leonard Farruku

ANGLI - Njësia Ligjore për Fëmijët e Migrantëve dhe Refugjatëve (MiCLU) ka publikuar një raport, ku evidentot se azilkërkuesit shqiptarë në Britaninë e Madhe po keqtrajtohen. Në këtë raport, jepen detaje në lidhje me trajtimin e shqiptarëve në qendrat e azilit.

Raporti u publikua pas vetëvrasjes së shqiptarit Leonard Faruku në qendrën e azilit në Bibby Stockholm më datë 12 dhjetor dhe vdekjes në spital më 17 nëntor të një tjetër shqiptari të quajtur Alfred Dosku, që ndodhej në qendrën e azilit Brook House (IRC).

Në raport, MICLU se qëndrimi gjithmonë e më armiqësor ndaj kërkesave të shqiptarëve për azil në MB po shkakton një rrezik serioz për shëndetin mendor dhe mirëqënien e azilkërkuesve. Për më tepër, të qënit shqiptar bën që mjedisi ndaj tyre të jetë edhe më i ashpër, vetëm për shkak të origjinës.

Vetëvrasja e shqiptarit në Angli, raporti: Azilkërkuesit po
Alfred Dosku

Raporti vlerëson se të gjitha këto gjetje bëjnë që komuniteti shqiptar në Britani të ndjejë mungesën e shpresës. Gjithashtu, theksohet se diskursi publik dhe ajo që transmetohet në media ka rritur diskriminimin për komunitetin e shqiptarëve në Angli. Mungesa e avokatëve, që japin ndihmë për shqiptarët që bien në ndesh me ligjin, është tjetër shqetësim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB