Aktualitet

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij, Edlira Çepani

Ajo ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës në nder të ish-deputetit do të mbahen nesër, më 19 shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

M.M
Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij, Edlira Çepani
Gerti Bogdani dhe Edlira Cepani

TIRANË-  Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka reaguar për humbjen e papritur të të shoqit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës në nder të ish-deputetit do të mbahen nesër, më 19 shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.

Pas homazheve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Sharrës, ku do t'i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit. 

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkruan ajo.

Poll

MOS HUMB