
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (18 shtator) në Shënkoll të Lezhës, ku një furgon që transportonte nxënës shkolle ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar. E mitura, e cila po kthehej nga shkolla, ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjendja shëndetësore e fëmijës mbetet kritike, ndërsa pritet të dalin më shumë detaje në orët në vijim./ ZËRI
Poll