Aktualitet

Pas rritjes së provokimeve serbe, mbi 300 ushtarë britanikë zbarkojnë në Kosovë

Ky kontingjent do të qëndrojë në Kosovë deri në fund të tetorit dhe do të marrë pjesë në aktivitete stërvitore së bashku me forcat e tjera të KFOR-it.

M.M
Pas rritjes së provokimeve serbe, mbi 300 ushtarë britanikë
forcat e natos

BRUKSEL- Pas rritjes së provokimeve serbe dhe përkeqësimit të situatës në Kosovë, forcat ndërkombëtare po shtojnë praninë e tyre në rajon. Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, sot pritet të mbërrijnë mbi 300 ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të cilët do të përforcojnë trupat e KFOR-it.

Ky kontingjent do të qëndrojë në Kosovë deri në fund të tetorit dhe do të marrë pjesë në aktivitete stërvitore së bashku me forcat e tjera të KFOR-it. KFOR ka bërë të ditur se qëllimi i stërvitjeve është testimi i procedurave për dislokimin e trupave shtesë dhe integrimin e tyre në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB