
TIRANË- Biznesmeni dhe ish-banori i "Big Brother", Arbër Çepani, ka bërë një reagim prekës pas ndarjes së papritur nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Në një postim në InstaStory, Çepani shkruan: Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre?

Në një ‘Story’ në rrjetin social Instagram, Çepani ka treguar një histori që daton 12 vite më parë, kur u përball me një sëmundje të rëndë. Pikërisht në këtë moment, pranë vetes kishte kunatin e tij, Gerti Bogdanin.
"12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë se i ke ditët e numëruara...Çdo gjë mu përmbus por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte: Të të marrim një biletë për Maldive se ke thjesht nevojë të pushosh? Të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza...Sot nuk të thashë dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit ynë ty o Gert..."
Gerti Bogdani, i cili ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani, u nda nga jeta sot, më 18 shtator, në moshë të re.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti./ZËRI