
TIRANË- Për dy orë qytetarë dhe opozitarë kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt. Edhe sot ka pasur përshkallëzime të protestës. Gjatë ditës së sotme, sërish protestuesit kanë hedhur molotov para godinaës duke shkaktuar flakë. Por kanë qenë efektivët e Policisë, ata të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve menjëherë. Edhe sot, molotovi është hedhur teksa Belind Këlliçi po mbante fjalën e tij për turmën.
PAMJE NGA TUBIMI:
Por jo vetëm kaq, situata është tensionuar herw pas here, pasi protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas, ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën. Nga përplasjet humbi ndjenjat edhe një punonjës i Policisë së Shtetit.
Kjo është protesta e 6 e organizuar nga opozita para Bashkisë. Edhe në protestat e mëparshme, opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga ambasadat e huaja në vendin tonë./ZËRI