Aktualitet

VD- Me kapuç në kokë, Erdgys Arrazi 'fshihet' në Gjykatë, lihet në burg

31-vjeçari u shfaq me një kapuc në kokë, kjo pasi kryefamiljari vendos të mos ekspozohet as për median.

k.m.
VD- Me kapuç në kokë, Erdgys Arrazi 'fshihet' në
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi, babai i 3 fëmijëve të vdekur 5 ditë më parë, ka mbërritur sot në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, ku edhe i është konfirmuar masa e tij e sigurisë. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, i riu është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Nga pamjet e siguruara nga ZËRI, duket se 31-vjeçari është shfaqur me një kapuc në kokë, kjo pasi kryefamiljari vendos të mos ekspozohet as për median.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB