Aktualitet

Protesta e opozitës, hidhet molotov në godinën e Bashkisë, humb ndjenjat efektivi i policisë

Efektivi është dërguar me urgjencë drejt spitalit

E.K
Protesta e opozitës, hidhet molotov në godinën e Bashkisë,
Protesta e bashkise se Tiranes

TIRANË- Është tensionuar situata në protestën e opozitës te Bashkia e Tiranës, ku protestuesit kanë hedhur molotov në godinën e bashkisë. Gjatë protestës një efektiv policie ka humbur ndjenjat dhe është dërguar nga kolegët në ambulancë.

Ndërkohë që Belind Këlliçi po fliste duke hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë, protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe shashka në hyrje të bashkisë.

Njëkohësisht me Këlliçin, policia u bëri thirrje me megafon qytetarëve të ndalin hedhjen e molotovit.

Protesta e opozitës, hidhet molotov në godinën e Bashkisë,

Anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët kanë rrethuar godinën.

Protesta e opozitës, hidhet molotov në godinën e Bashkisë,

Kjo është protesta e pestë që opozita zhvillon përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt, pas arrestimit të disa drejtorëve të institucionit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB