Aktualitet

RRËFIMI i motrës së Alma Arrazit: E pështyu, donte të dashurën! Hante dreka-darka në Shirokë me të, për fëmijët s'kishte lekë

Genta tregoi se i gjithë problemi i të motrës ishte fakti se i shoqi e tradhëtonte. Madje shtoi se e motra nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ashtu siç është aluduar deri më tani në media.

k.m.
RRËFIMI i motrës së Alma Arrazit: E pështyu, donte të
Genta

TIRANË- Genta, motra e Alma Arrazit, ka treguar në një intervistë gjithë bisedat që ka zhvilluar me nënën, e cila u vetëflijua në lumin Buna 5 ditë më parë. Në një intervistë të dhënë për "Top News" me gazetaren Aida Topalli, Genta tregoi se i gjithë problemi i të motrës ishte fakti se i shoqi e tradhëtonte. Madje shtoi se e motra nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ashtu siç është aluduar deri më tani në media. Sipas saj, motra nuk kishte asnjë problem, por ditën që u vetëvra kishte parë të shoqin xhiro bashkë me të dashurën e tij. Ndaj edhe ishte ndarë nga kunata dhe vendosi që të vriste veten. Po ashtu, ajo foli për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes, duke u shprehur se Erdgys Arrazi i harxhonte të gjitha paratë që kishte me të dashurën e tij, kur familja nuk kishte kushte për të konsumuar një vakt. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

E motra e Alma Arrazit: Kam marrë në telefon Valentinën dhe i kam thënë ku është Alma? Më tha kemi pirë kafe tek lokal Panorama, aty kemi ndenjur 2 orë brenda, kur kemi mbaruar kafën, burri i Almës ka qenë duke kaluar me të dashurën e tij. Këtë ma deklaroi Valentina. Ai nuk e dinte që Alma po pinte kafe. I thashë si e le veten? Ajo tha nuk kisha çfarë t'i bëja.

Çfarë ka ditur Alma lidhur me lidhjen paralele?

E motra e Alma Arrazit: I ka gjetur video, foto, mesazhe. Ia ka parë të gjitha Alma. Jam shumë e bindur për këto që them. Si ka mundësi Valentina e la vetëm? Pse nuk e mori që të shkonte në shtëpi të dyja? Pse e la vetëm?

Kush ke biseduar me Valentinën?

E motra e Alma Arrazit: Nuk kanë qëndruar më në lokal, e ka parë kur po iknin për në shtëpi. Valentina më ka thënë ka qenë ora 8 e darkës. Motra ime ka pasur vazhdimisht probleme me burrin, gjithmonë shkaku ka qenë xhelozia. E ka tradhëtu shpesh. Se motra mi tregonte. Ia ka hëngër shpirtin motrës time se e ka dashur shumë. Në fillim kanë qenë mirë deri në momentin kur ky është lidhur me një vajzë tjetër, çdo gjë ka marrë fund. Jetonin veç në shtëpi, më thoshte Alma që më bullizon. I ka thënë që largohu nga shtëpia se ndoshta do ta marr tjetrën në shtëpi. Alma është larguar 8 herë dhe gjithmonë ka ardhur tek unë kur ka pas probleme. Motrën time e çoi ai në këtë gjendje vetëm prej tradhëtinë. "Do mësohem me këtë gjë,"-thoshte ajo. Ajo e dinte që kishte lidhje tjetër, por thoshte do mësohem, por duke marrë parasysh që e pa vetë, u rëndua dhe kreu aktin. Ai e ka ofenduar, e ka pështyrë në fytyrë, i ka thënë zhumile (plerë). Unë kam çdo foto që është me të dashurën e tij. Kam çdo gjë. I kërkova unë që të bënte denoncimin, por ai më tha që të presim dhe 2-3 ditë. Por unë këmbëgula, sepse motra më shkruante dhe më merrte në telefon. Dyshova diçka sepse motra nuk më mori në telefon. Ai nuk donte me ardh, sepse ai nuk donte që ta bënte denoncimin. Kam pasur edhe kërcënim edhe nga Eri. Më ka thënë që "a të dhimbset jeta jote, mos nxirr çfarë ke në telefon?". Unë do i nxjerr të gjitha sepse jam me motrën time. 

Çfarë ke në telefon?

E motra e Alma Arrazit: Kam Erdgysin me të dashurat e tij. 

Si sillej Erdgysi me fëmijët?

E motra e Alma Arrazit: Shpirti im e di sa kam tentuar që t'ja mbush mendjen. Ka ardhur e ka ndenjur me javë. Eri nuk i sillte as qumësht fëmijës së tij, se nuk jam në gjendje të mirë ekonomike. As ushqim nuk i blinte fëmijëve. Ajo më thoshte hap raftet dhe gërrmoj çfarë ka mbetur, sepse nuk i dilte e hante dreka darka në Shirokë. Nuk i dilte buxheti që të blinte ushqime edhe në shtëpi. Normale që i ka dashur fëmijët, por si në fillim. Kanë qenë shumë të lumtur. I ka plotësuar dëshirat më shumë për shkollë, libra, veshje. Këto kohët e fundit i ka munguar çdo gjë. 

Keni qenë të pranishëm në funeralin e mbesës?

E motra e Alma Arrazit: Motrën tonë do ta marrim dhe do ta varrosim në Durrës, nuk ka lidhje që të varroset në Shkodër. Por të mos i dilte ai me të dashurën, motra ime do të ishte gjallë. Nuk kam qenë tek varrimi i mbesës. Nuk kemi kontakt me ta. Nuk na kanë thirrur në ceremoninë mortore. 

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB