Aktualitet

VD- Policia aksion në Tiranë, kompanitë e taksive në shkelje të ligjit, ndëshkohen me gjoba

Gjatë aksionit, efektivët e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar “taksi” që operojnë në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në licensë si dhe pa ndryshuar karakteristikat teknike të automjetit.

k.m.
VD- Policia aksion në Tiranë, kompanitë e taksive në shkelje
Pamje nga aksioni

TIRANË- Denoncimi që ZËRI bëri në dokumentarin për taksitë që qarkullojnë nëpër Tiranë ka sjellë një valë të re aksioni në kryeqytet. Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle gjatë fundjavës. Gjatë aksionit, efektivët e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar “taksi” që operojnë në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në licensë si dhe pa ndryshuar karakteristikat teknike të automjetit.

Pra, nëpër qytet qarkullojnë mjete që ofrojnë shërbime taksi, edhe pse nuk janë të licensuar, fenomen ky që gjithashtu është denoncuar në dokumentarin e "ZËRI-t". Siç edhe duket nga pamjet që vetë Policia ka shërndarë në rrjetet sociale, mjetet që operojnë si taksi, qarkullojnë me targa të bardha në vend të atyre të verdhave, ndaj edhe për shkeljet e tyre janë gjobitur nga ana e Policisë Rrugore. Një detaj tjetër që bie në sy, është fakti që secilës prej markave të makinave, Policia i ka mbuluar logon dhe emrin. 

VIDEOJA E AKSIONIT NËPËR TIRANË:

Pas dokumentarit të publikuar nga ZËRI, Policia Rrugore ka ushtruar edhe më herët kontrolle nëpër taksi. Në një video të publikuar nga Policia shihen uniformat blu teksa kontrollojnë mjete të kompanisë 'LUX Taxi' dhe 'Blue Taxi'. Kontrollet janë kryer në lidhje me mjetet e pa licencuara që operojnë në fushën e shërbimit taksi dhe ndëshkimin e tyre pasi në mënyrë abuzive qarkullojnë me targa të bardha.

Në dokumentarin e publikuar nga ZËRI, ishte një taksiste, e cila zbuloi skemën duke u shprehur se të gjitha mjetet me targa të bardha në fakt nuk kanë licensë, e si pasojë nuk mund të operojnë në shërbim të qytetarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB