Aktualitet

Itali/ Pas sherrit me një klient në lokal, shqiptari godet me shqelma dhe kafshon policin

Shqiptari ka qenë i njohur për Policinë italiane, për shkak se është përfshirë edhe më parë në episode të shumta dhune në muajt e fundit.

k.m.
Itali/ Pas sherrit me një klient në lokal, shqiptari godet me shqelma
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në një sherr me një person tjetër në lokal dhe në momentin që ka shkuar Policia për ta vendosur në pranga, ka sulmuar edhe efektivët. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari ka qenë i njohur për Policinë italiane, për shkak se është përfshirë edhe më parë në episode të shumta dhune në muajt e fundit. Por të shtunën në mbrëmje kaloi episodin më të fundit, kur u përfshi në një debat me një burrë tjetër. Kur patrulla mbërriti në vendin e ngjarjes, atje isht evetëm shqiptari, i cili iu sul uniformave blu duke i goditur me shkelma dhe duke i kafshuar.

Njëri prej policëve iu desh të shtrohej në spital, megjithatë kolegët e tij arritën që ta neutralizonin shqiptarin, i cili në asnjë moment nuk identifikohet me emër. Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB