Aktualitet

'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë, shkak mungesa e Xhevahir Litës dhe avokatit të tij

Pas shtyrjes së sotme, seanca e radhës u caktua për më datë 24 maj, në orën 10.00.

k.m.
'Metamorfoza', shtyhet seanca e parë, shkak mungesa e Xhevahir
Foto ilustruese

TIRANË- Shtyhet seanca e parë paraprake e dosjes “Metamorfoza” në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas shtyrjes së sotme, seanca e radhës u caktua për më datë 24 maj, në orën 10.00. Shkak për shtyrjen ishte mungesa e ish-prokurorit Xhevahir Lita dhe të avokatit të tij, Arben Nela. Mirëpo arsyeja ende nuk dijet se përse kanë zgjedhur që të mos marrin pjesë në seancën e sotme.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. Mësohet se akuzat u janë komunikuar deri tani Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, ndërsa për disa prej të dyshuarve ka rënë akuza kryesore e grupit të strukturuar kriminal. Ish-shefit të policisë operacionale, Oltion Bistrit, i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, dhe është akuzuar vetëm për "korrupsion".

Por edhe për ish-prokurorin Xhevahir Lita është zbutur akuza, i cili tashmë nuk do të hetohet zyrtarisht për akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor. Vetë Lita ka pranuar para hetuesve se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC. Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës.

Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB