Aktualitet

Hetimi i SPAK për koncesionin e Sterilizimit, shtyhet për në 3 qershor seanca paraprake

Shkak është bërë ankesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ende nuk e ka marrë dosjen e plotë të përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Hetimi i SPAK për koncesionin e Sterilizimit, shtyhet për në 3
Ilir Beqaj

TIRANË- Shtyhet për në 3 qershor seanca paraprake për koncensionin e Sterilizimit. Shkak është bërë ankesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ende nuk e ka marrë dosjen e plotë të përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, edhe avokatët e Beqajt kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me dosjen e plotë për të formuluar më pas edhe mbrojtjen për klientin e tyre. 

"Nuk na është vënë në dispozicion e gjithë dosja,"-është shprehur Ilir Beqaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini. Më 18 mars SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB