
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e dy vajzave nga Ukraina pak ditë më parë në Tiranë, për shkak se dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh. Që prej fillimit, dhe kontrollit në banesën me qera që ato kishin marrë pranë zonës së “Selvisë”, grupi hetimor ka dyshime të forta se vajzar punonin si eskorta në Tiranë.
Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi.
Sipas saj në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në Tiranë, kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej në kryeqytet.
Referuar sistemit TIMS rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi, ku dyshohet se ushntronte prostitucion.
Telefonat e dy vajzave të vdekura Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit të tyre.
Ekspertiza paraprake ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë./ZËRI