Aktualitet

VD-Përleshje me thika mes shqiptarëve në Selanik, 2 të plagosur, njëri në gjendje kritike

Pas ngjarjes, njëri prej burrave është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pak më vonë ka shkuar për të kërkuar ndihmë në një dyqan aty pranë. 

F.I
VD-Përleshje me thika mes shqiptarëve në Selanik, 2 të
foto ilustruese

GREQI-Një përleshje me thika mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e 21 marsit në Selanik, Greqi, me pasojë plagosjen e rëndë të 2 prej tyre. Dy të plagosurit janë të moshës 33 dhe 26 vjeç dhe janë dërguar në spitalin “Papageorgiou”.  Policia e vendit fqinj informoi se një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou. Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Dy personat duket se kanë goditur me thikë njëri-tjetrin në mes të rrugës, në rrugën ‘Papagou’, për arsye ende të panjohura. Pas ngjarjes, njëri prej burrave është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pak më vonë ka shkuar për të kërkuar ndihmë në një dyqan aty pranë. 

Videot e mëposhtme kapin momentin kur njëri nga dy personat e përfshirë mbërrin i plagosur me makinën e tij jashtë një supermarketi të lagjes, ndalon në mes të rrugës dhe shembet pas pak, informon media greke. 

Sipas informacioneve, dy shqiptarët janë përdorues droge, ndërsa Policia Helenike po kryen hetimet për rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB