
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një vatër e madhe zjarri ka rënë në fshatin Arshi Lengo të Gjirokastrës. Zona pyjore me pisha afër zonës urbane është përfshirë nga flakët. Zjarri i favorizuar nga bimësia e thatë dhe e dendur dhe nën ndikimin e erës përfshiu një masiv të vogël pishash mbi këtë fshat dhe rrezikoi të marrë përmasa.
Në vendngjarje është i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës. Efektivët janë ndarë në pikat kyçe për të parandaluar depërtimin e zjarrit në drejtim të fshatit.Bëhet me dije se pritet të ketë persona të ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme./ZËRI
Poll