
TIRANË-GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe zyrtarë të spitalit Onkologjik, të akuzuar se nuk i ofronin shërbim pacientëve dhe i orientonin ata te klinika private e mjekut Edmond Gashi. Në përfundim të seancës, asnjë nga mjekët e akuzuar nuk ka dhënë koment për mediat, por siç shihet në pamjet më poshtë janë larguar me vrap nga ambjentet e SPAK.
Mjekje Alketa Pere, ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatori i Onkologjikut, Emiljano Lela dhe ish-specialistja Drilona Kishta janë lënë në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë, masa arrest në shtëpi është në fuqi për farmacistin Florian Marku, ndërsa Halil Gashi administrator i klinikës Megis është lënë në detyrim paraqitje.
Ndërkohë, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar që çështja ndaj tyre të mos hetohet nga Prokuroria e Posaçme, por t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se nëse kjo kërkesë e tyre rrëzohet, ata kërkojnë masa më të buta sigurie.
Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku':
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje”
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje”
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje”
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje”
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
ZËRI ka zbardhur dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ku sqaron të gjitha rolet që kanë pasur personat e përfshirë në skemën e mashtrimit, ku ata që e pësonin, ishin pacientët. Pacientët që drejtoheshin pranë dyerve të Onkologjiku, u flisnin për radhë të gjata pritjeje, ndërsa Edmond Gashi, u ofronte zgjidhje, i dërgonte në klinikën private, aty ku ndante fitimin me të tjerët./ZËRI