
QSUT
TIRANË- Gjashtë ditë pas zjarrit që ra në urgjencën e QSUT-së, sërish në këtë vend ka prezencë zjarrfikëse.
Mjekët kanë ndjerë një aromë të djegure, ndaj dhe kanë thirrur zjarrfikësen. Në vendngjarje është edhe policia.
Zjarri, i rënë 6 ditë më parë në QSUT, e ka nxjerrë jashtë funksionit urgjencën. Rastet dërgohen në Sanatorium dhe në Traumën e Tiranës./ZËRI/