Aktualitet

Hera e 3-të! Parandalohet vrasja e Hajrrullës/ 1 në pranga, 2 të tjerë në kërkim

Në kuadër të operacionit "Trekëndëshi" në pranga ka rënë Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj.

f.t
Hera e 3-të! Parandalohet vrasja e Hajrrullës/ 1 në pranga, 2
Inez Hajrrulla

VLORË- Policia e Vlorës ka parandaluar atentanin e tretë për vrasjen e Inez Hajrrullës. Një 35-vjeçar me tre identitete është arrestuar në Vlorë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy të tjerë kanë planifikuar një vrasje. Në kuadër të operacionit "Trekëndëshi" në pranga ka rënë Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, 35 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim. 

Muharemi dhe dy bashkëpuntorët e tij dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën. Dyshohet se akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal. Deri tani Inez Hajrrulla u ka shpëtuar edhe dy atentateve të ndodhura më herët në vitin 2017 dhe 2019. 

NJOFTIMI I POLICISË

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se më herët në gusht t 2023, u arrestua në Vlorë Amarildo Nikollin nga Shkodra, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator. Amarildo Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB