Aktualitet

E rëndë në Tufinë! 18-vjeçari kryen marrëdhënie me të miturën, dhunon edhe gruan

I riu ku arrestua nga Policia e Tiranës. Rastet e kërcënimeve, shantazheve dhe krimeve seksuale kanë njohur rritje të frikshme në vendin tonë.

D.XH
E rëndë në Tufinë! 18-vjeçari kryen
Abuzim seksual

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tufinë të Tiranës. Një 18-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e saj. Gjithashtu, ai ka rrahur edhe gruan e tij. “Në pranga ra një i ri 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.

Për rastin, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Po gjatë ditës së sotme, shtetasi Albi Bonjaku në Fier u vu në pranga, pasi dhunoi bashkëshorten dhe i shpërndau video intime në rrjet. Një sërë ngjarjesh të rënda kanë ndodhur së fundmi, ku pre e dhunës fizike dhe seksuale janë gratë.

Ndërsa, opionioni publik është tronditur së fundmi nga vetëvrasja e një 27-vjeçareje në Kamëz. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, u vu në pranga personazhi i Tik Tokut, Altin Çoku. Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes. Ekspertët kanë vlerësuar se rrjetet sociale, sidomos Tik Tok, janë burim kërcënimesh dhe shantazhesh, krime të cilat kanë njohur rritje të pazakontë kohët e fundit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB