Aktualitet

Shembje në aksin e ri Korçë-Ersekë!

Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

f.t
Shembje në aksin e ri  Korçë-Ersekë!
pamje nga ngjarja

KORÇË- Një segment i aksit rrugor Korçë-Ersekë është shembur. Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por ndërsa të gjitha afatet janë shkelur, aksi jo vetëm që nuk ka përfunduar, por pas incidentit është bërë i pakalueshëm. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Sot për shkak të shembjes, qarkullimi nga Korca në Erseke dhe anasjelltas është devijuar në aksin e vjetër.

Rruga e re Korce-Erseke po ndërtohet nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë e kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Ndërkohë edhe Ministria e Infrastrukturës ka reaguar për shembjen në rrugën Korçë – Ersekë, duke theksuar se aksi është ende në fazë punimesh. 

“Rruga nuk ka përfunduar, është në fazë punimesh, praktikisht është kantier. Përsa kohë që nuk është marrë në dorëzim nga ARRSH, kompania ka të drejtën e saj të bëjë çdo ndërhyrje qe është e nevojshme. Ajo nuk është shembje, është ndërhyrje e kompanisë për të riparuar një problem që është shfaqur. Rruga përfundon dhe merret në dorëzim pasi të jetë bërë edhe kolaudimi i saj. Deri atëherë, kompania mund të bëjë të gjitha punimet që gjykon të nevojshme”,-thuhet në reagim.

Sipas ministrisë, nëse në këtë aks të papërfunduar kanë kaluar mjete, është bërë një shkelje./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB