Aktualitet

SPAK nis hetimet për fshehje pasurie ndaj Asllan Dogjanit

SPAK ka kërkuar informacione në disa institucione lidhur me çështjen e hapur ndaj Dogjanit.

k.m.
SPAK nis hetimet për fshehje pasurie ndaj Asllan Dogjanit
Asllan Dogjani

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për "fshehje pasurie" ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ndaj lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar informacione në disa institucione. Ndërkohë që edhe pak ditë më parë, Dogjani shkoi vetë në SPAK, ku edhe u mor në pyetje. Më 3 korrik, pas daljes nga SPAK, Dogjani u shpreh se ka dëshmuar për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, ku vijojnë përplasjet mes pronarëve dhe banorëve.

"Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njësinë nr. 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela. Jemi drejtuar kadastrës si banor. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm,"-thoshte Dogjani pasi doli nga SPAK.

ZËRI publikoi një artikull pak muaj më parë në të cilin parashtroheshin dokumentat mbi të cilat janë ngritur dyshimet se deputeti i Partisë Demokratike kishte mundur që t'i shmangej filtrit të deklarimit të pasurisë përmes falsifikimit të dokumentacioneve.

Dogjani, edhe pse e ka paguar me mandate bankare një apartament, deklaron në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se këtë pronë vlerë 113 mijë euro e ka përfituar falë shërbimeve të konsulencës. Pas publikimit të artikullit, Dogjani deklaroi për ZËRI-n se e gjithë zanafillave e akuzave ndaj tij për mosdeklarimin e pasurisë ka nisur nga një person që preferon ta identifikojë si ‘gangster’ që prej vitesh ka vjedhur nëpërmjet legalizimit me dokumenta false 210 metra katrorë pronë publike në kopështin nr.33 në qendër të Tiranës. Në mesazhin drejtuar ZËRI-t, Dogjani shprehet se personi në fjalë ka uzurpuar oborrin e pallatit duke e përdorur për parking privat.

Prononcimi i plotë i deputetit Asllan Dogjani:

Te gjitha keto pretendime jane ndertuar mbi hakmarrjen e nje gangsteri, qe nuk ka lidhje me te drejten dhe qe prej vitesh ka vjedhur nepermejt legalizimit me dokumenta fallso 210 m2 pronen publike ish kopshtin 33 ne qender te Tiranes dhe ka uzurpuar oborrin e pallatit duke e perdor per parking privat. Ne si banore nuk futemi dot ne deren e pallatit nga makinat e parkuar prej tij. Asgje nuk eshte e vertetë, ish ndertuesi eshte nje mashtrues dhe ne konflikt me gjithe banoret e lagjes dhe per kete i jemi drejtuar me ankesa kryeministrit, ministrit te brendshem, policise shtetit asaj bashkiake, ndertimore eshte kallezuar ne prokuri dhe seanca e pare eshte me date 8 maj me gjyqtare Ardiana Berberi. Veç kesaj ka mashtruar dhe ka detyrime ndaj banoreve me vendime gjykate me qindra e mijera euro. Gjithe te mirat.

Megjithatë, duket se tashmë pretendimet e tij, Dogjani duhet t'i sqarojë edhe njëherë pranë SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB