Politikë

Fshehu pasurinë? Deputeti Asllan Dogjani: Sulmi po më bëhet nga një gangster që ka uzurpuar tokë publike

Deputeti shton se të gjithë ata si banorë nuk futen dot në shtëpitë e tyre për shkak të uzurpimit që ka bërë ky person dhe se për këtë gjë i është drejtuar me ankesa Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake.

F.m
Fshehu pasurinë? Deputeti Asllan Dogjani: Sulmi po më bëhet nga
Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka deklaruar për ZËRI-n se e gjithë zanafillave e akuzave ndaj tij për mosdeklarimin e pasurisë ka nisur nga një person që preferon ta identifikojë si ‘gangster’ që prej vitesh ka vjedhur nëpërmjet legalizimit me dokumenta false 210 metra katrorë pronë publike në kopështin nr.33 në qendër të Tiranës. Në mesazhin drejtuar ZËRI-t, Dogjani shprehet se personi në fjalë ka uzurpuar oborrin e pallatit duke e përdorur për parking privat. Deputeti shton se të gjithë ata si banorë nuk futen dot në shtëpitë e tyre për shkak të uzurpimit që ka bërë ky person dhe se për këtë gjë i është drejtuar me ankesa Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake. Tashmë beteja është zhvendosur në gjykatë dhe seanca e parë do të mbahet më 8 maj me gjyqtare Ardiana Berberi.

Prononcimi i plotë i deputetit Asllan Dogjani:

Te gjitha keto pretendime jane ndertuar mbi hakmarrjen e nje gangsteri, qe nuk ka lidhje me te drejten dhe qe prej vitesh ka vjedhur nepermejt legalizimit me dokumenta fallso 210 m2 pronen publike ish kopshtin 33 ne qender te Tiranes dhe ka uzurpuar oborrin e pallatit duke e perdor per parking privat. Ne si banore nuk futemi dot ne deren e pallatit nga makinat e parkuar prej tij. Asgje nuk eshte e vertetë, ish ndertuesi eshte nje mashtrues dhe ne konflikt me gjithe banoret e lagjes dhe per kete i jemi drejtuar me ankesa kryeministrit, ministrit te brendshem, policise shtetit asaj bashkiake, ndertimore eshte kallezuar ne prokuri dhe seanca e pare eshte me date 8 maj me gjyqtare Ardiana Berberi. Veç kesaj ka mashtruar dhe ka detyrime ndaj banoreve me vendime gjykate me qindra e mijera euro. Gjithe te mirat.

ZËRI publikoi dokumentet mbi të cilat janë ngritur dyshimet se Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Asllan Dogjani është një nga politikanët që në mënyrë të habitshme ka mundur t’i shmanget filtrit të deklarimit të pasurisë përmes falsifikimit haptazi të dokumentacionit. Dogjani, edhe pse e ka paguar me mandate bankare një apartament, deklaron në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë se këtë pronë e ka përfituar falë shërbimeve të konsulencës.

Poll

MOS HUMB