Aktualitet

U qëllua me plumb në gjoks, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Itali! Në pranga një...'patriot'

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende mister

E.K
U qëllua me plumb në gjoks, zbardhet atentati ndaj shqiptarit në
Foto ilustruese

ITALI- Altin Jakini, 29 vjeç është vënë në prangat e Policisë italiane këtë të premte pasi dyshohet se është autori i atentatit ndaj një 28-vjeçari po shqiptar më 4 tetor në Mantë.

Sipas avokatit të Jakinit, ky i fundit nuk ka lidhje me ngjarjen dhe do të sqarojë të vërtetën, por kamerat e sigurisë janë ato që “fundosin” të riun.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 4 tetor të këtij viti në Mantë. 28-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është qëlluar me plumb në gjoks brenda në makinë. Ai është gjetur në rrugë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende mister/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB