
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e një dite më parë në qytetin e Korçës, ku Jonis Mazllëmi, 36 vjeç goditi me hanxhar dy persona. Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.
Mazllëmi tregon se ditën që kreu sulmin është ngritur që në orën 03:00 të mëngjesit dhe ka qëndruar zgjuar deri në momentin që ka dalë nga banesa me hanxharin e mishit dhe ka goditur shitësen dhe personin që hyri të ndante përplasjen. Sipas tij, kjo e fundit i kishte hedhur helm në ushqime, shkruan Ora News.
Joniz Mazllëmi: Në lidhje me sa po me pyesni dua të them se sot rreth 3 të mëngjesit jam zgjuar nga gjumi. Pasi jam zgjuar kam qëndruar në banesën time dhe kam parë televizor. Ashtu siç ju thashë më lart, unë kam qënë vetë në banesën time sepse kam 10 ditë që rri pa ngrënë ushqim.
Shkak, shprehet ai janë bërë dyshimet se shitësja i kishte ilaç ushqimeve për ta sëmurur.
Jonis Mazllëmi: Dua të shpjegoj se problemi im me ushqimin qëndron sepse një shitëse që është tek një dyqan poshtë pallatit tim, në ushqimet që mund të konsumoj unë, iu hedh gjera per te me semurur. Po kështu dua të sqaroj se une nuk marr dot as ushqime jashtë, sepse kjo gruaja iu ka thene dhe njerëve të tjerë që në momentin që unë do të kërkoj ushqim, të me hedhin ilaçe të ndryshme për të më këputur këmbët. Për këtë arsye, sot rreth orës 10:00, kam marrë nga banesa hanxharin e shtëpisë që e kemi për të prerë mish dhe jam nisur për ta frikësuar këtë gruan që të më lerë të qetë në hallet e mia.
Ditën e ngjarjes ai e përshkruan kështu.
Joniz Mazllëmi: Për këtë arsye, sot rreth orës 10:00, kam marrë nga banesa hanxharin e shtëpisë që e kemi për të prerë mish dhe jam nisur për ta frikësuar këtë gruan që të më lerë të qetë në hallet e mia. Kam zbritur poshtë pallatit dhe kjo gruaja më ka dalë përpara rrugës, ashtu siç me del çdo dite. Une sa e kam parë që më ka dalë përpara e kam goditur nga këmbët me hanxhar. Ajo është mbrotjur me dorë. Dua të them se gjatë këtij momenti ka ndërhyrë një burrë për të na ndare dhe atë e ka prekur pak hanxhari kur po na ndante. Pastaj mua më kanë ulur poshtë në tokë, më kanë shtrirë dhe ka qënë në grup njerëzish që janë turrur dhe më kanë goditur me shkelma. Unë kam qëndruar ashtu i shtrirë derisa ka ardhur dhe me ka marrë policia./Zëri.ai