Aktualitet

Konfirmohet takimi! "Geogenix" vjen në Tiranë, administratori i pret e i përcjell

Pasi kanë përfunduar takimin, të dy nuk i janë përgjigjur asnjë pyetje që u është bërë nga gazetarët.

k.m.
Konfirmohet takimi! "Geogenix" vjen në Tiranë,
Alberto Presezzi, Miliad Lopa dhe Arjan Baçi

TIRANË- "Geogenix" ka mbërritur në Shqipëri! Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa, pas të cilëve akuzohet se fshihen Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, janë pritur në një takim nga Arjan Baçi. Në një kohë kur inceneratori i Tiranës është sekuestruar, përfaqësuesit e "Geogenix" kanë qëndruar sot për gati një orë në ambientet e Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. 

Takimi ka ndodhur pikërisht në kohën kur AAPSK, në Ministrinë e Brendshme ka marrë në administrim pronat e zotëruara nga shoqëria “Integrated Energy BV SPV”, të Mirel Mërtirti dhe Klodian Zotos, të cilët të dy ndodhen aktualisht në kërkim. Pas vendimit për sekuestrimin e pronave të kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, edhe impianti i mbetjeve në Sharrë, kjo agjensi administrohet aktualisht nga Arjan Baçi. Pikërisht dhe personi që priti Presezzin dhe Lopën. 

Pasi kanë përfunduar takimin, të dy nuk i janë përgjigjur asnjë pyetje që u është bërë nga gazetarët.

Përkundrazi në disa momente nuk e kanë kursyer dhe ironinë, duke u kërkuar që t'u telefonin një taxi për transport. 

PYETJET E GAZETARËVE TË PIRANJAVE DHE SYRI.Tv:

-A keni komunikuar me Mirel Mërtirin?
-Ç'ju lidh ju me korrupsionin më të madh të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri?

LOPA: A mund ta na merrni një taxi?

-Flisni italiasht tani, se më parë flisnit dhe shqip?

LOPA: Si të doni ju! Do na gjeni një taxi, të na e bëni këtë nder të paktën?!

*LOPA i thotë shoqëruesit: Do pijmë një kafe!

Alberto Presezzi: Marrim një taxi!

Vizita e tyre në Tiranë u lajmëruar sot nga kryedemokrati Sali Berisha. Sipas tij, aksionerët e kompanisë "Geogenix BV" kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, burimi i të cilave nuk dihet, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës. Aktualisht ky i fundit po administrohet nga AAPS. Si Presezzi, ashtu edhe Lopa akuzohen se janë "prestanome" dhe se pas tyre fshihen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Presezzi deklaron se, megjithëse zotërojnë shumicën e aksioneve të “Geogenix”, për shkak se ato janë të fjetura, ai dhe zviceranët e ICARE nuk kanë asnjë rol në kompani, nuk e dinë se si menaxhohet dhe kush i cakton drejtorët e saj. Ai thotë se nuk e di se ku përfundojnë të ardhurat e përfituara nga koncesionari i Sharrës. Por megjithatë nuk i mohon njohjet Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Ai është aksioner me rreth 40% të kompanisë "Geogenix", e cila është mëma e kompanisë "Integrated Energy BV SPV", e cila ka nën administrim landfillin e Tiranës, ndërsa Miliad Lopa është bashkëpunëtori i tij. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB