Aktualitet

'Ka probleme shëndetësore'/ Gjykata dhe Prokuroria bien dakord, lirohet nga burgu Agron Puka

Puka, kishte probleme shëndetësore, ndaj Gjykata dhe Prokuroria i ndyshuan masën e sigurisë.

M.M
'Ka probleme shëndetësore'/ Gjykata dhe Prokuroria bien
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Agron Pukën, i cili 4 muaj më parë mbeti i plagosur nga përplasje me armë zjarri pranë një shkollë në Rrilë. Ai akuzohet për armbajtje pa leje dhe gjuatje me armë në kushtet e vetëmbrojtjes. Në seancën e sotme, Gjykata e Lezhës ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në "arrest shtëpie". 

Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili mori edhe dakordësinë e prokurores Irena Sufja. Kjo pasi Puka, kishte probleme shëndetësore, ndaj të dy palët dolën në përfundimit se nuk mund të qëndronte në burg.

Ngjarja u regjistrua më 6 mars të këtij viti ndërsa Agron Puka u plagos pasi persona të armatosur qëlluan në drejtim të tij pasi ai la fëmijët në shkollë. Në deklaratën e tij para Policisë, 54-vjeçari Puka tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë. Ngjarja që ndodhi në fshatin Rrilë të Lezhës, terrorizoi nxënësit e shkollës, mësuesit dhe banorët e zonës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB