
LEZHË- Fëmijët e shkollës 9-vjeçare në Lezhë janë tronditur nga atentati i mëngjesit të sotëm, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Prindërit e fëmijëve thonë se ngjarja ka qenë e tmerrshme, me breshëri automatiku, njësoj si në vitin 1997. Një prej prindërve, i cili njihte dhe personin e plagosur, tha se Puka ishte njeri i qetë dhe jo problematik.
“Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!”, tha dëshmitari.
Ndërkohë që nxënësit, një pjesë e të cilëve ishin dëshmitarë të skenës së rëndë, u shprehën se autorët kanë qenë duke lëvizur me një audi në ngjyrë të bardhë. “Autorët zbritën nga një mjet audi me ngjyrë të bardhë, dhe qëlluan në drejtim të makinës së Pukës. Më pas makina erdhi i mori me dyer të hapura, dhe u larguan shpejtë”, thanë më tej nxënësit që kishin qenë dëshmitarë të skenës.
Nxënësit dhe mësuesit vendosën bojkotimin e mësimit pas ngjarjes së rëndë. Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm një atentat me armë zjarri ndodhi në fshatin Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të 54-vjeçarit Agron Puka. Ky i fundit sapo kishte lënë fëmijët në shkollë dhe po lëvizte me makinën e tij tij Audi.
Autorët dyshohet se kanë qenë 4, të maskuar, 3 prej të cilëve kanë dalë jashtë makinës dhe kanë qëlluar. Puka mori një plumb në shpatull, dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/ZËRI