Aktualitet

Atentati ndaj Agron Pukës, shpallen në kërkim 3 autorët, policia arreston ‘shënjestrën’ e plagosur

Policia ka mundur që të vëjë në pranga vetëm shënjestrën e atentatit, ndërkohë që ka identifikuar 3 autorët

E.K
Atentati ndaj Agron Pukës, shpallen në kërkim 3 autorët,
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur atentatin e ndodhur dje në Rrile, ku u qëllua me breshëri arme ndaj shtetasit Agron Puka. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 3 persona, ndërkohë që vetë 54-vjeçari që mbeti i plagosur është vënë në pranga. Sipas policisë edhe ai është kundërpërgjigjur me armë ndaj autorëve, të cilën e kishte pa leje.

Policia ka shpallur në kërkim për atentatin 3 persona, me të cilët Puka kishte pasur më herët konflikte.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit Vincens Tuku, 32-vjeç, Amarildo Kola, 31-vjeç, të dy banues në fshatin Tale, dhe Kevin Ndoka 18-vjeç, banues në Shëngjin.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë. Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi A. P..

Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit V. T., 32 vjeç, banues në fshatin Tale, A. K., 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe K. N., 18 vjeç banues në Shëngjin.

Puka, i mbijetoi atentatit mëngjesin e djeshëm, kur u qëllua me breshëri arme, menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e tij në shkollë. Të shtënat bënë që të pezullohej mësimi në shkollën 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nxënësit dhe mësuesit u bënë dëshmitarë të atentatit që iu rrezikoi jetën. Puka mori një plumb në shpatull dhe për këtë shkak iu nënshtrua dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB