
GREQI – Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me përdhunimin e 25-vjeçares nga njerku i saj, 36-vjeçari Delin Beqiri. Raportohet se vajza ka tentuar të vrasë veten për shkak të depresionit të shkaktuar nga ngjarja. E reja mësohet se është përdhunuar prej 11 vitesh nga Beqiri. Kjo e fundit përdhunohej që në moshën 14-vjeçare nga Delin Beqiri, i cili bashkëjetonte me nënën e vajzës, 50-vjeçaren Dhurata Shpati.
E reja ka deklaruar në polici se Beqiri kohët e fundit e kërcënonte me publikimin e disa videove intime. 36-vjeçari kishte filmuar skena nga përdhunimi i të resë. Ai tashmë është vënë në pranga dhe do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.
Gjithashtu është arrestuar edhe nëna e 25-vjeçares, bashkëshortja e të pandehurit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët. Pas kontrollit në pronën dhe shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekustruan 1505 gram kanabis, armë zjarri dhe 4 thika./ZËRI