Aktualitet

Abuzoi seksualisht me vajzën e partneres prej 11-vitesh, arrestohet shqiptari në Greqi

Ajo ka deklaruar se 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar se do t'i publikojë videot në internet.

f.t
Abuzoi seksualisht me vajzën e partneres prej 11-vitesh, arrestohet
MJETET E SEKUESTRUARA

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 36-vjeçar shqiptar ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të partners së tij. Delin Beqiri 36-vjeç nga Bubullima e Lushnjës, dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën e mitur të partneres së tij 50-vjeçare, Dhurata Shpati.

Ngjarja u raportua nga 25-vjeçarja tashmë e rritur tek një punonjës social. Ajo ka deklaruar se 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar se do t'i publikojë videot në internet, raporton Protothema.

Gjithashtu është arrestuar edhe nëna e viktimës, bashkëshortja e të pandehurit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët. Pas kontrollit në pronën dhe shtëpinë e tyre u gjetën dhe u sekustruan 1505 gram kanabis, armë zjarri dhe 4 thika.  25-vjeçarja është çuar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut./ZËRI

Poll

MOS HUMB