Aktualitet

EMRI/ Makina përplas punonjësen e pastrimit në Delvinë, vdes 58-vjeçarja

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë drejt spitalit dhe pritej të nisej drejt Traumës në Tiranë me helikopter, 58-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja e fortë. 

E.K
EMRI/ Makina përplas punonjësen e pastrimit në Delvinë, vdes
Shkëndije Halili

DELVINË- Shkëndije Halili, 58 vjeç, e cila ishte punonjëse e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës është përplasur këtë të premte nga një makinë, për pasojë ka humbur dhe jetën. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë drejt spitalit dhe pritej të nisej drejt Traumës në Tiranë me helikopter, 58-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja e fortë. 

Raportohet se Halili kishte frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë. Ndërkohë Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Mateo Rustemi, 30 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB