Aktualitet

E rëndë në Preshevë, shqiptari qëllon me armë 30-vjeçaren serbe, më pas vret veten

Pasi ka qëlluar drejt saj saj disa herë, ka qëlluar veten në kokë.

E.K
E rëndë në Preshevë, shqiptari qëllon me armë
Foto ilustruese

PRESHEVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Preshevë ku një 52-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka qëlluar me armë zjarri një vajzë 30-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë me armën e krimit. Gruaja është tranportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se i është nënshtruar një operacioni.

Mediat shkruajnë se ata kanë qenë bashkë në makinë ndërsa vajza ka zbritur nga makina dhe ai i është vënë nga pas duke e ndjekur në këmbë dhe ka qëlluar drejt saj. Pasi ka qëlluar drejt saj saj disa herë, ka qëlluar veten në kokë. Policia po heton ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB