Aktualitet

“U nxit për të kryer vetëvrasje”/ Marrin kthesë hetimet për vdekjen e 27-vjeçares në Itali, mesazhi i fundit që e reja dërgoi

Po atë dite, ajo u raportua e zhdukur nga ish-bashkëshorti i saj, por në mbrëmjen e 28 prillit ai lajmëroi autoritetet duke thënë se e gjeti atë të varur në një pemë poshtë një ure në zonën e Larinos.

I.F
“U nxit për të kryer vetëvrasje”/ Marrin kthesë
Ermela Muhametaj

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Ermela Muhametaj në Itali. Sipas hetimeve të fundit, e reja është nxitur nga një person për të kryer aktin tragjik. Sipas mediave vendase, po atë ditë e reja i kishte dërguar një mesazh avokatit të saj, me të cilin po ndiqte procedurat e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj 51-vjeçar.

“A mund të takohemi sot në zyrë?”, është mesazhi që e reja i ka dërguar avokatit të saj në mëngjesin e 28 prillit.

Po atë dite, ajo u raportua e zhdukur nga ish-bashkëshorti i saj, por në mbrëmjen e 28 prillit ai lajmëroi autoritetet duke thënë se e gjeti atë të varur në një pemë poshtë një ure në zonën e Larinos. Ai më pas u mor në pyetje nga autoritetet italiane, por u la sërish i lirë nga autoritetet italiane, pasi nuk ka prova që e implikojnë atë si një person të përfshirë në ngjarje. 51-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është një person me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa raportohet se çifti po kalonte një krizë martesore.

Muhametaj është nëna e një djali 7-vjeçar, ndërsa banorët e zonës dhe miqtë e saj shprehen se i biri për të ishte gjithçka dhe nuk kishte arsye për të marrë këtë vendim tragjik. Po ashtu, 27-vjeçarja punonte në një qendër pritëse për emigrantët.

“Hipoteza fillestare është ajo e vetëvrasjes, por në fshat dyshimet dhe pikëpyetjet po rriten: askush nuk beson se një nënë kaq e lidhur me të birin mund të ketë vendosur ta lërë atë dhe të vetëvritet. Prokuroria po heton për nxitje për vetëvrasje. Rezultatet e autopsisë pritën të dalin më 2 maj, ndërsa komuniteti është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, raportojnë mediat në Itali.

Ndërkohë hetuesit janë në pritje të zbërthimit të telefonit të saj dhe analizave të autopsisë me qëllim hedhjen e më shumë drite mbi ngjarjen tragjike./ZËRI

Poll

MOS HUMB