Aktualitet

“Kemi pasur presion nga Prokuroria”, flasin prindërit e Antonio Karafilit: Autoritetet fshehën provat

Më tej, ata rrëfyen se kanë pasur presion nga Prokuroria

I.F
“Kemi pasur presion nga Prokuroria”, flasin prindërit e Antonio
Prindërit e Antonio Karafilit

KORÇË- Prindërit e Antonio Karafilit kanë folur rreth vrasjes së djalit të tyre nga ish-e dashura e tij Kejsi Spahillari dhe partneri i saj Rexhep Vathi. Në një intervistë për “Top Story”, ata deklaruan se prej fillimit dyshonin tek Spahillari duke shtuar se autoritetet u munduan të fshijnë provat. Më tej, ata rrëfyen se kanë pasur presion nga Prokuroria, ndërsa me familjarët e autores nuk kanë pasur asnjë kontakt prej 7 vitesh.

Mamaja e Antonio Karafilit: Kanë qenë ditë shumë të vështira, që nga dita që është marrë vendimi. Kemi luftuar me mish e me shpirt për çështjen e djalit. Më ka lënë shumë qëllime që unë të dyshoja tek Kejsi. Ajo e ka thënë me gojën e saj që Antonion e vranë. Kejsi ka qenë kryesore për mua. Mu ka rrëzuar psikologjia, kam luftuar që atë djalë e rrita derri 18 vjeç. Prokurori Olivisi mi ka fshehur të gjitha provat, së bashku me oficerin e prokurorisë Genti Xhixho. Ata kanë luajtur korrupsion të madh. Më pas çështjen e mori Odeta, edhe ajo të njëjtën rrugë si Olivisi ka ndjekur.

Babai i Antonio Karafilit: Që ditën e parë që takuam oficerin e OPGJ-së, na ka thënë që kot sa e vazhdoni çështjen. Kur Genti Xhixho me xhaxhanë e Kejsit janë shokë të ngushtë hanin e pinin bashkë. Ishte deklarata, kur kemi qenë ballafaqim, ka qenë edhe Kejsi Spahillari ka folur sa ka dashur.

Mamaja e Antonio Karafilit: Kejsi e ka deklaruar vetë që këtë gjë e ka bërë xhaxhai i saj. Ai ka pasur konflikt me djalin tim, xhaxhai e drejtonte Antonion dhe ia mbante pistoletën në kokë.

Babai i Antonio Karafilit: Kejsi i ka bërë pritë djalit tim, iu bë atentat. Rexhepi nuk e vrau veten kot. Kemi pasur presion vetëm nga prokuroria.

Mamaja e Antonio Karafilit: Nuk kemi pasur as komunikim dhe as konflikte as me Kejsi Spahillarin as me familjen e saj.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut Antonio Karafili, në vitin 2018 në Voskopojë. E reja ndodhet aktualisht në Kanada, ku edhe ka krijuar familjen e saj. Bashkë me Spahillarin akuzohet edhe Rexhep Vathi, por ky i fundit i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024. Sipas prokurorisë, nga provat biologjike që janë gjetur në çarçafin me të cilin ishte lidhur viktima, rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari janë autorët e vrasjes të së riut. Pasi i kanë marrë jetën, kanë inskenuan vetëvrasjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB