
BOLOGNA- Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohen për vjedhje. Sipas mediave vendase, shqiptarët kanë grabitur sende me vlerë rreth 400 mijë euro në 19 shtëpi NË Bologna në Itali. Shqiptarët janë të moshës 37 vjeç dhe 40 vjeç, gjithashtu dyshohet se pjesë e grupit është dhe një person i tretë që është shpallur në kërkim, ndërsa një nga të arrestuarit rezulton se është dënuar më parë me burg 1 vit e 1 muaj për plagosje.
Grabitjet kanë ndodhur më 29 tetor deri në 5 nëntor, ndërsa shqiptarët u arrestuan më 26 Nëntor, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Grupi përdorte pajisje të ndryshme për të hapur dyer dhe dritare. Shqiptarët kishin një strategji dhe gjithmonë grabisnin rreth orës 17:00-22:00. /ZËRI