Aktualitet

Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar dhe binjakeve në Itali, arrestohet pronari i fabrikës, dyshohet se shkaktoi shpërthimin

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor në Ercolano

I.F
Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar dhe binjakeve në Itali, arrestohet
Viktimat

ERCOLANO- Pas vdekjes së shqiptarit në Itali dhe dy motrave binjake, autoritetet vendase kanë arrestuar 38-vjeçarin Punzo Pasquale. Pasquale akuzohet si fajtor për kryerjen e krimit të vrasjes së trefishtë me dashje dhe paramendim, posedim dhe prodhim të lëndës plasëse dhe piroteknike, si dhe drejtimin e një grupi kriminal, por ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor në Ercolano, në Itali, ku shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh dhe lëndësh plasëse, shkaktuar vdekjen e dy binjakeve 26-vjeçare italiane dhe një 18-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Samuel Tafçiu, që punonte në kantierë.

Sipas mediave italiane, gjatë hetimeve autoritetet kanë bërë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarit të vendosur në bazë të dekretit të arrestit. Gjithashtu mësohet se po kryhen autopsitë e trupave të tre viktimave: binjakeve Sara dhe Aurora Esposito, 26-vjeçe dhe 18-vjeçarit Samuel Tafçiu, i vrarë nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën ilegale të materialeve piroteknike jokonvencionale. 

Punzo gjatë seancës tha se nuk ka lidhje me tragjedinë e ndodhur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB