Aktualitet

Stërnipi i Ismail Qemalit nga Vlora: Ushqeni nderin të jeni shqiptarë!

Ai tha se Pavarësinë e Shqipërisë e ka festuar gjithmonë edhe gjatë periudhës së komunizmit.

I.F
Stërnipi i Ismail Qemalit nga Vlora: Ushqeni nderin të jeni
Stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora

VLORË- Në ceremoninë e ngritjes së flamurti në Vlorë për 112 vjetorin e Pavarësisë mori pjesë edhe stërnipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora. Ai tha se edhe pse ka jetuar në Itali është krenar për vendin e tij dhe ka ardhur shpesh në Shqipëri.

Ai tha se Pavarësinë e Shqipërisë e ka festuar gjithmonë edhe gjatë periudhës së komunizmit.

“Këtë festë e kemi festuar gjithmonë, por në shtëpi, pasi nuk mundnim të vinim në Shqipëri, pasi Shqipëria ishte e mbyllur. Në banesën tonë festohej dhe mbyllej gjithmonë me një gotë raki. Ju thashë se më në fund Shqipëria është e lirë dhe demokratike. I uroj të gjithë shqiptarëve një jetë sa më të lumtur. Ju uroj të gjithëve një të ardhme në Evropë. Mendoj se ndjej të njëjtin emocion që ka ndjerë stërgjyshi im kur ngriti flamurin. Kam qenë shumë herë në Shqipëri. Ushqeni nderin të jeni shqiptarë”, tha ai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB