
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin drejt Koresë së Jugut të shtetasit Stephan Morgenstern, i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e urdhër arrestit ndërkombëtar të datës 18.09.2023. Ai kërkohet në vendin e tij për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit të rëndë” dhe shkeljes së ligjit “Për rregulloren për drejtimin e biznesit të mbledhjes së fondeve pa leje”, parashikuar nga legjislacioni penal i Koresë së Jugut, ku rrezikon dënimin përjetë.
Morgenstern u arrestua gusht të 2013 në Rinas, teksa priste bashkëshorten e tij që vinte nga Dubai. Sipas hetimeve, në janar të këtij viti, 61-vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës, të cilën e kishte hedhur në emër të bashkëshortes, çka duket se hedh dritë mbi transferta monetare të kryera prej tij në vendin tonë.
Në dhjetor 2022, Stephan Morgenstern u arrestua në Greqi teksa po tentonte të hipte në një fluturim për në Dubai, ndërkohë gjykata greke caktoi ndaj tij ‘arrest në shtëpi’. Stephan arriti të ikte në Shqipëri dhe u fsheh deri në arrestimin e tij në aeroportin e Rinasit, ku po priste gruan e tij që kishte mbërritur me një fluturim nga Dubai./ZËRI