Aktualitet

KPA pezullon nga detyra gjyqtarin e Vlorës Laurent Fucia, e dërgon për trajnim te Shkolla Magjistraturës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pezulloi nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia për një vit.

I.F
KPA pezullon nga detyra gjyqtarin e Vlorës Laurent Fucia, e dërgon
Lurent Fuçia

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, pezulloi nga detyra gjyqtarin e gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia për një vit.

Trupi gjykuese, e përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, vendosi pezullimin nga detyra të Fuçisë dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA.

Kryesuesja Rama tha se trupi gjykues i Kolegjit, me shumicë votash vendosi të ndryshojë vendimarrjen e KPK, të pezullojë nga detyra për një vit gjyqtarin Laurent Fuçia dhe ta detyrojë atë për të ndjekur trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB