Aktualitet

U kap sot në Durrës/ Kush është 26-vjeçari, “kumbari” mes mafias kalabreze dhe napolitane

26-vjeçari konsiderohet “kumbari” rreth të cilit u rrotullua marrëveshja midis Simone Bartiromo, një element kryesor i organizatës dhe Sebastiano Romeo, një "furnizues" kalabrez kokaine të bardhë.

f.t
U kap sot në Durrës/ Kush është 26-vjeçari,
ARESTIMI I KEVIN KURTIT

DURRË-26-vjeçari Kevin Kurti në kërkim për trafik droge nga Italia është arrestuar në Durrës ditën e sotme. Për arrestimin e tij mediat italiane shkruajnë se në Shqipëri është kapur agjenti i trafikut të drogës, 'arkitekti' i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë. 

Kevin Kurti ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge. Ai i shpëtoi operacionit tre javë më parë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit, ku 32 persona, pjesëtarë të dy organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës u arrestuan në një operacion të policisë së Napolit në Itali.

26-vjeçari konsiderohet “kumbari” rreth të cilit u rrotullua marrëveshja midis Simone Bartiromo, një element kryesor i organizatës dhe Sebastiano Romeo, një "furnizues" kalabrez kokaine të bardhë.

Hetimet nuk u ndalën kurrë dhe Karabinierët, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Napolit dhe me bashkëpunimin e paçmuar të SCIP (Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor) dhe Policisë Shqiptare, gjurmuan Kurtin në Durrës. Ai tani është i mbyllur në një burg shqiptar, në pritje të ekstradimit, shkruajnë mediat italiane. /ZËRI

Poll

MOS HUMB