
EKUADOR- Një megaoperacion është zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë, e si pasojë 30 persona janë vendosur në pranga për dy vepra penale trafik droge dhe pastrim parash. Të kapurit ishin pjesë e grupit të drejtuar nga shqiptari Dritan Gjika. Të arrestuarit janë të kombësisë ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë aktive në 11 akte kriminale, ku autoritetet arritën të kapnin 2.3 ton drogë si në territorin e Ekuadorit ashtu edhe në disa vende evropiane.
Operacionit, i koduar "La Pampa" ose Gran Fénix 13, nisi që sot në mëngjes. Në Ekador u kontrolluan qytetet: Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay. Ndërsa në Spanjë operacionet janë zhvilluar në Barcelona, Málaga, Marbella dhe Valencia.

Gjatë aksionit u sekuestruan: 2 ton 377 kg drogë; 450.000 euro, 10 armë zjarri; 25 makina; etj.
Sipas medias ekuadoriane, "Dritan G." (pra shqiptari Dritan Gjika) ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila merrte drogë nga Kolumbia dhe e dërgonte në Europë. Për të finalizuar kalimin e drogës, organizata pati bashkëpunimin e disa personave që ndihmuan në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin, konkretisht në provincën e Carchi.
Si nisën hetimet?
Operacioni policor u krye pas një hetimi që zgjati 2 vite e gjysmë, në të cilin pati shkëmbim informacioni dhe punë të përbashkët mes policisë së Ekuadorit dhe Spanjës. Në këtë kohë, autoritetet identifikuan si kokën e grupit shqiptarin Dritan Gjika, i cili në Ekuador në nëntor 2009. Sipas hetimeve, kjo organizatë kriminale porosiste kokainë nga laboratorët e prodhimit të kokainës në Kolumbi dhe koordinonte shitjen në Evropë. Droga mbërriti nga Kolumbia në Ekuador, më pas e fshehur nëpër kontejnerët e bananeve dërgohej në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.
Kush është Dritan Gjika?
Nuk ka një emër më të shpeshtë në rrethin e Rubén Cherrës se ai i shkodranit Dritan Gjikës. Ai është një shqiptar që shfaqet si një biznesmen dhe drejtor ekzekutiv në dokumentet e kompanisë, të cilat tregojnë marrëdhënien e gjatë të biznesit që ekziston mes Cherres dhe Gjikës. Por Gjika i shtrin marrëdhëniet në vendlindjen e tij me një kompani të hetuar për trafik droge. Partneri i tij Cherres është bërë qendra e rrjedhjeve që arrijnë në mjedisin më të afërt të ish-presidentit Guillermo Lasso. Ai është një mik personal i Danilo Carrea, kunatit të Presidentit, i cili akuzohet se ka ndikuar në emërimin dhe ndryshimet e posteve në kompanitë publike më të fuqishme si ato të naftës dhe energjisë elektrike.
Në Ekuador, Gjika bën pagesa rekord taksash. Viti i tij më i madh i bumit ishte 2021 kur pagoi 15,342,62 dollarë dhe dërgoi 3,729,38 dollarë jashtë vendit. Por një vit më vonë, financat e tij ranë: ai deklaroi 0 dollarë fitim. Pavarësisht se nuk pagoi taksa në vitin 2022, ai dërgoi 1,805,10 dollarë jashtë vendit. Shqiptari është një biznesmen privat: ka nxjerrë jashtë vendit më shumë para se sa ka deklaruar. Në vitin 2020, ai pagoi 503 dollarë taksa dhe mori 1,367,80 dollarë. Në vitin 2018, ai deklaroi 0 dollarë dhe dërgoi 237,25 dollarë./ZËRI