Aktualitet

Aranita Brahaj: SPAK duhet të udhëtojë në Holandë për të zbardhur pronarët e inceneratorit të Tiranës

Sipas saj, atje hetuesit mund të zbardhur pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

k.m.
Aranita Brahaj: SPAK duhet të udhëtojë në Holandë
Aranita Brahaj

TIRANË- Gazetarja që drejton qendrën 'Open Data Albania', Aranita Brahaj ka bërë një propozim. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Brahaj tha se hetuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet që të shkojnë në Holandë. Sipas saj, atje hetuesit mund të zbardhur pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës. Për të, nëse SPAK do të administronte të dhënat e regjistrit në Amsterdam, do të kishin zbuluare më shumë të dhëna.

"Regjistri i Pronarit Përfitues që kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar në QKB është përgënjeshtruar dje nga një prej subjektet që deklarohet në ekstrakt. Nga ana tjetër Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtorësh e zyrtarësh të angazhuar nga 2016 deri 2022,"-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

SPAK duhet te udhetoje ne Holande per te zbardhur Pronaret e Inceneratorit Tirane. Regjistri i Pronarit Perfitues qe kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar ne QKB eshte pergenjeshtruar dje nga nje prej subjektet qe deklarohet ne Ekstrakt. Nderkohe Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtoresh e zyrtaresh te angazhuar nga 2016 deri 2022. Sikur SPAK te administronte me kujdes te dhena te Regjistrit Amsterdam dhe deklarime te zyrtareve te emëruar patjeter qe me shume se "gënjeshtrat" e dorëzuara ne QKB do aksesonte. https://opencorporates.al/sq/nuis/l72031013b

Lista drejtor te kompanise holandeze qe zotëron eshte pjese e pasaportës ne link

Poll

MOS HUMB