Aktualitet

‘Muratori’, Policia: Arrestuam 9 persona në Shqipëri, trafikonin drogë në Firenze

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operacionin "Muratori".

D.XH
‘Muratori’, Policia: Arrestuam 9 persona në Shqipëri,
Policia e Italise

TIRANË – Policia e Shtetit, me anë të një lajmërimi për mediat, shprehet se në Shqipëri janë arrestuar 9 persona. Këta individë akuzohen se trafikonin drogë, teksa bazën e kishin në Firenze.

Ata janë arrestuar për t’u ekstraduar në Firenze, pasi gjykata italiane ka dhënë për ta masën e sigurisë të arrestit me burg. “Operacioni, rezultat i hetimeve dyvjeçare (2019-2021), goditi një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa, kokainë, heroinë dhe MDMA). Lëndët trafikoheshin në Itali, nga Shqipëria ose Holanda, me qëllim shitjen në Firence, në provinca të tjera të Italisë dhe në Gjermani. Rrjeti, i përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, ishte organizuar në 4 struktura të ndryshme kriminale, me baza në Toskanë, Shqipëri dhe Holandë. Pjesëtarët kishin siguruar kushtet logjistike (depo, punishte dhe mjete), në Firence dhe në Bolonjë, për t’i shërbyer kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Policia e Shtetit kontribuoi efektivisht, nëpërmjet një profesionalizmi dhe konspiracioni të lartë, për finalizimin e operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Muratori”.

Operacioni ndërkombëtar “Muratori” u iniciua nga Drejtoria Antimafia e Firences dhe angazhoi Policinë shqiptare, SPAK-un, EUROPOL-in, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë së Ambasadës, në Shqipëri, njësitë FAST, si dhe Policitë e Spanjës, Holandës dhe Gjermanisë.

Operacioni, rezultat i hetimeve dyvjeçare (2019-2021), goditi një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike (cannabis sativa, kokainë, heroinë dhe MDMA). Lëndët trafikoheshin në Itali, nga Shqipëria ose Holanda, me qëllim shitjen në Firence, në provinca të tjera të Italisë dhe në Gjermani.

Rrjeti, i përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, ishte organizuar në 4 struktura të ndryshme kriminale, me baza në Toskanë, Shqipëri dhe Holandë. Pjesëtarët kishin siguruar kushtet logjistike (depo, punishte dhe mjete), në Firence dhe në Bolonjë, për t’i shërbyer kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Shtetit ekzekutoi urdhrat e SPAK-ut, për arrestimin e 9 shtetasve, konkretisht: A. K., 37 vjeç, E. K., 36 vjeç, V. L. alias V. L., 37 vjeç, M. M., 28 vjeç, E. M., 35 vjeç, A. R., 29 vjeç, F. M. alias F. Xh., 36 vjeç, K. I. alias A. I., 36 vjeç dhe E. M., 46 vjeç. Këta shtetas u arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Firences iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim, në zbatim të këtyre urdhrave të nxjerrë në kuadër të operacionit “Muratori”, u ekzekutua masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, mbi: llogari bankare në 10 banka të nivelit të dytë, 29 subjekte tregtare, 51 automjete, 18 pasuri të paluajtshme, 50 autovetura dhe motomjete. Gjithashtu, u sekuestruan 14.3 kg kokainë, 34 kg heroinë, 30 kg hashash, 68 kg marijuanë dhe 3600 euro.

Bashkëpunimi fazë pas faze, i Policisë së Shtetit me agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare të zbatimit të ligjit rivuri theksin të profesionalizmi, integriteti dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, si standarde me të cilat ajo prezantohet tashmë, në planin ndërkombëtar.

Nga kapot tek korrierët, rolet e secilit në trafikun e drogës

Prokuroria e Firences, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar, por edhe me agjencitë ligjzbatuese europiane, kanë goditur katër grupe të trafikut të drogës, teksa shumica e anëtarëve ishin shqiptarë.

Për grupin e parë kriminal, hetuesit thanë se organizatori ka qenë Kledjon Muçollari, që gjithashtu ka qenë koordinator dhe drejtues të aktivitetit të paligjshëm. Ai dyshohet se kujdesej për gjetjen e kokainës në Holandë dhe të hashashit në Spanjë dhe në Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnitorët, marrjen e drogës dhe rishitjen. Në Itali, kontaktet me klientët e kokainës i mbante Ervis Vangjeli. Rolin e korrierit e kishte Kristian Ibrahimaj. Disa persona të tjerë, mes të cilëve Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, kanë vënë në dispozicion banesat ose garazhet e tyre, për të mbajtur lëndën narkotike.

Në grupin e dytë, Spiro Petro kishte rolin e organizatorit, gjetjen e hashashit dhe të marijuanës në Shqipëri, si dhe koordinimin e korrierëve të drogës, që ishin dy italianë. Sipas hetimeve të përbashkëta shqiptaro-italiane, grupi i tretë kriminal ishte angazhuar në blerjen dhe zhvendosjen e sasive të mëdha të kokainës, duke përdorur makina të modifikuara, me dysheme të dyfishtë. Në këtë grupim, rolin e organizatorit e kishte Armand Meço. Ai dyshohet se gjente burime të kokainës në tregun ndërkombëtar dhe më pas dyshohet se ka koordinuar transportin. Bashkëpunëtor i tij i ngushtë ishte Fael Xhelili, që bënte edhe rolin e kontabilistit të grupit.

Sipas hetimeve, i dyshuari Erando Mara kishte në ngarkim transportin e kokainës, nga Holanda e Gjermania në Itali, teksa Eraldo dhe Indrit Kolgjokaj, furnizonin organizatën me automjete të modifikuara, për të transportuar lëndën narkotike.

Organizatori i grupit të katërt ishte Prelë Kolnikaj, që koordinonte dhe financonte, si dhe mbikëqyrte përgatitjen e grupeve, për ngarkesat e mëvonshme. Hetuesit kanë thënë se bashkëpunëtorë ishin Rudina Macoraj dhe Lazër Pervataj.

SPAK, në bashkëpunim me policinë shqiptare, Eurojust dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sekuestruan pasuri me vlerë 5 milionë euro, teksa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB