Aktualitet

I akuzuar për trafikim të miturish dhe pornografi, shtyhet seanca për mjekun Dervish Hasi

Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë.

f.t
I akuzuar për trafikim të miturish dhe pornografi, shtyhet seanca
DERVISH HASI

TIRANË-Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun Dervish Hasi i arrestuar për trafikim të të miturve dhe pornografi. Avokati i tij Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës. Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

Në dosje thuhet se kallëzimi për Hasin është bërë pranë Komisariatit nr 1 në Tiranë nga babai i 16-vjeçares. Babai ka thënë se mjeku është në një marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 2 vitesh. Ai ka thënë përpara oficerëve të policisë se mjeku i ka bërë lavazh truri vajzës së tij, pasi e bija nuk pranon që të ndahet nga Hasi.

Babai i vajzës ka deklaruar se kishte dijeni prej 2 vitesh se Hasi ishte në lidhje me vajzën e tij. Ai tha se nuk ka denoncuar më parë, pasi e bija i kishte thënë, se nëse do ta bënte, do të kryente vetëvrasje. Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg dhe besimtar i devotshëm mysliman u arrestua më 18 janar nga Policia e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB