Aktualitet

U kap në “shtëpi bari”, shqiptari në Uells: Nuk po gjeja punë në ndërtim

Kanabisi kishte vlerën e 58,000 £ nëse do të arrinte që të tregtohej.

k.m.
U kap në “shtëpi bari”, shqiptari në Uells: Nuk po
Bledi Memaci

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është burgosur pasi u kap duke rritur 120 bimë kanabisi brenda një shtëpie në Uells. 26-vjeçari Bledi Memaci, ndërtues me profesion punonte për një bandë kriminale. Sipas mediave britanike, kanabisi kishte vlerën e 58,000 £ nëse do të arrinte që të tregtohej.

Gjatë seancës, shqiptari i "qau" gjyqtarit Hywel James vështirësinë për të gjetur punë në profesion, duke treguar se në fakt nuk ishte viktimë e shfrytëzimit.

"Kjo nuk ishte një çështje shfrytëzimi, thjesht e kisha të vështirë për të gjetur punë në ndërtim."

I pandehuri u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B dhe u dënua me 12 muaj burg. Pasi të vuajë dënimin me burg, do të deportohet në Shqipëri./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB